Dy vetura të raportuara si të vjedhura gjenden në Prizren dhe Suharekë

Dy vetura të raportuara si të vjedhura gjenden në Prizren dhe Suharekë

Written by

in

Rasti i parë ishte raportuar më 16 nëntor në fshatin Reshtan të Suharekës, ku pronari i një autoservisi kishte njoftuar Policinë se persona të panjohur kishin vjedhur një veturë të tipit “Fiat Doblo”, e cila i përkiste një klienti dhe ndodhej në servis për riparim.

Pas veprimeve hetimore, më 17 nëntor, automjeti është gjetur pranë hyrje-daljes së autostradës në fshatin Duhel. Vetura është sekuestruar përkohësisht për ekzaminime, ndërsa pas përfundimit të procedurave do t’i kthehet pronarit.

Ndërkaq, rasti i dytë ishte raportuar në lagjen Dardania në Prizren, ku pronari i një automjeti të markës “Mitsubishi” kishte njoftuar se vetura i ishte marrë nga persona të panjohur.

Hetuesit kanë identifikuar personin e dyshuar, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se punon si agjent për sigurimin e automjeteve dhe se, si pasojë e një ngatërrimi, kishte marrë automjetin e gabuar.

Sipas Policisë, ai kishte ngatërruar dy automjete të të njëjtit model, në kuadër të një marrëveshjeje me një klient për regjistrimin e veturës.

Pas sqarimit të rrethanave, automjeti i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa lënda është proceduar në procedurë të rregullt.

Burimi: RTKLive