
Burime të Klan Kosova bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme, një person ka mbetur i vrarë në Pogragjë të Gjilanit.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet për vrasje brenda familjes. Dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për raportin baba-djalë.
Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin, dhe Klankosova.tv do ju mbajë të informuar.