Dyshohet për 3,800 euro të falsifikuara në Prizren, policia nis hetimet

Dyshohet për 3,800 euro të falsifikuara në Prizren, policia nis hetimet

Written by

in

Sipas njoftimit policor, rastin e ka paraqitur një mashkull kosovar, menaxher i një banke private, i cili ka deklaruar se paratë dyshohet se janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

Policia ka bërë të ditur se, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën e dyshuar penale „Falsifikim i parasë“.

Shuma prej 3,800 eurosh është sekuestruar përkohësisht dhe është dërguar për ekzaminim, me qëllim të verifikimit të autenticitetit të tyre.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Burimi: RTKLive