Rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 21:55, në fshatin Dobresh të Vitisë, ku njësia policore ka ndaluar një veturë me shtatë persona.
Gjatë kontrollit, policia ka identifikuar vozitësin, një shtetas kosovar, si dhe gjashtë personat e huaj, të cilët nuk kishin dokumente identifikimi me vete.
Sipas deklarimit të vozitësit, personat e huaj ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.
Pas intervistimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë shtetasit e Bangladeshit janë trajtuar nga njësitë përkatëse dhe u është lëshuar vërtetimi i akomodimit, në përputhje me ligjin.
Burimi: RTKLive
