Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, digjen disa automjete në Baar të Zvicrës

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, digjen disa automjete në Baar të Zvicrës

Written by

in

Disa automjete u përfshinë nga flakët më 28 shtator në Baar, në kantonin Zug, ndërsa autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

Zjarrfikësit mbërritën në Ruessenstrasse pak pas orës 22:00, ku disa automjete ishin përfshirë plotësisht nga zjarri. Flakët u përhapën edhe në një ndërtesë tregtare aty pranë, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u parandalua përhapja e mëtejshme e zjarrit. Megjithatë, dëmet materiale vlerësohen në disa qindra mijëra franga zvicerane.

Gjatë ndërhyrjes, një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta.

Policia kantonale e Zugut ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë diçka të dyshimtë para ose gjatë zjarrit./Telegrafi/