
Një nxënës 8-vjeçar ka pësuar lëndim në këmbë pasi dyshohet se e ka zënë dera e oborrit të shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor, pas përfundimit të mësimit.
Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, tha për Sinjalin se, sipas informacioneve që ka marrë nga drejtori i shkollës, në ngjarje ishin përfshirë edhe dy nxënës të tjerë. Ai tha se nxënësit e kishin shtyrë derën me forcë dhe se 8-vjeçari kishte pësuar lëndim në këmbë.
Fetahu tha se drejtori i shkollës i ka shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe e ka raportuar rastin në Polici. Për ngjarjen janë njoftuar edhe prindërit e nxënësve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali