Një burrë dhe një foshnje rreth tre muajshe raportohet se janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Sipas raportimeve, trupat e pajetë janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tyre.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Për rastin priten të mësohen më shumë detaje pas daljes në vendin e ngjarjes të organeve kompetente dhe sqarimit të rrethanave. /Telegrafi/