Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

Written by

in

Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

Një person dyshohet se ka qarkulluar sot me armë zjarri në një shkollë fillore në Ferizaj.

Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari shihet me armë zjarri në oborrin e një shkolle në Ferizaj teksa publikuesja e videos u bëri thirrje prindërve për kujdes ndaj fëmijëve të tyre.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se njësitet përkatëse po e trajtojnë rastin.

“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku dyshohet se në një shkollë fillore në Ferizaj, një person shihet me armë, policia e Ferizajt është duke u trajtuar dhe se për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli për klankosova.tv.