Dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro nga dy pika postare në Rahovec, kapet zyrtari

Dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro nga dy pika postare në Rahovec, kapet zyrtari

Written by

in

Dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro nga dy pika postare në Rahovec, kapet zyrtari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “përvetësim në detyrë”, pasi dyshohet se kishte përvetësuar mbi 10 mijë euro nga qarkullimi ditor i dy zyrave postare në komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se më 19 dhe 20 tetor 2026 kishte përvetësuar shumën prej 10 mijë e 146 euro e 12 centësh, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht njësia në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, më 27 nëntor është siguruar prezenca e të dyshuarit, i cili është intervistuar në prani të avokatit sipas detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.