Dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrum, vdes punëtori në Ferizaj

Dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrum, vdes punëtori në Ferizaj

Written by

in

Një 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrumin e një objekti në ndërtim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.

Për rastin dhe veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Burimi: Dukagjini