Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

Written by

in

Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

Dyshimet për tradhti bashkëshortore kanë çuar në një përplasje mes një çifti në Fushë Kosovë, e cila ka përfunduar me denoncim për dhunë në familje. Një 29-vjeçare ka raportuar se bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar dhe ofenduar përmes mesazheve zanore në Facebook. Pas ndërhyrjes së Policisë dhe Prokurorisë, 38-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, L.N. (29) kishte dyshuar se bashkëshorti i saj, A.I. (38), po e tradhtonte, çka kishte shkaktuar mosmarrëveshje mes tyre.

Por konflikti nuk kishte mbetur vetëm te përplasjet bashkëshortore.

Gruaja ka deklaruar se kishte pranuar mesazhe zanore përmes Facebook-ut, në të cilat i shoqi dyshohet se e kërcënonte dhe e ofendonte.

E shqetësuar nga përmbajtja e mesazheve, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, ku janë ndërmarrë veprimet për trajtimin e tij.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, në kuadër të trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Me vendim të Prokurorisë, 38-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet do të sqarojnë përmbajtjen e mesazheve dhe rrethanat e konfliktit.

I dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali