E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë

E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë

Written by

in

E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë

Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia, pasditen e sotme, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan.

Personat e vrarë janë një burrë dhe një grua, që dyshohet të jenë motër dhe vëlla, rreth 30-vjeçarë, raporton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që bëri të ditur se viktima burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimës grua i është konstatuar vdekja në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture.Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.”

Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Gjilant, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia tha se nuk dihet motivi i rastit.

I dyshuari është dorëzuar në Polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. /Klankosova.tv