
Dita e sotme, e diel, 29 nëntor, do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në vend.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, njofton IHMK.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat ku priten reshje bore dhe ngrica.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali