E fejuara e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të vlogerit: Ka me të dashtë pafundësisht deri në frymën time të fundit

E fejuara e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të vlogerit: Ka me të dashtë pafundësisht deri në frymën time të fundit

Written by

in

Laureta Kosumi, e fejuara e vlogerit të ndjerë Laurent Krasniqi, ka reaguar për herë të parë pas një periudhe heshtjeje, afro dy muaj pas vdekjes së tij tragjike.

Përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram, Kosumi ka prekur me fjalët për Laurentin duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij të parakohshme.

“Shpirti jem i mirë, më ke lon me zemër të coptume. Kom me të dashtë pafundësisht deri në frymën tem të fundit. Fly high shpirt i bardhë”, ka shkruar Kosumi.

Reagimi i saj vjen afro dy muaj pas aksidentit tragjik që i mori jetën Laurent Krasniqit, një emër i njohur për publikun përmes videove të tij në rrjetet sociale dhe pjesëmarrjes në televizion.

Krasniqi ndërroi jetë pas një aksidenti me motor në fshatin Llukar të Prishtinës. Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi tronditje dhe pikëllim te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e parakohshme të vlogerit.

Humbja e tij u ndje edhe në botën e televizionit dhe të rrjeteve sociale, ku ai kishte krijuar një lidhje me publikun përmes paraqitjeve dhe përmbajtjeve që ndante me ndjekësit.

Laurent Krasniqi ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen në edicionin e Big Brother VIP Kosova, ku arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut me personalitetin dhe mënyrën e tij të veçantë të komunikimit.