E goditi me traktor dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia arreston të dyshuarin në Viti për vrasje në tentativë

E goditi me traktor dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia arreston të dyshuarin në Viti për vrasje në tentativë

Written by

in

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Debëlldeh të Vitisë për vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:00.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur me traktor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/