“E kam thënë pa vetëdije, i dehur”, i akuzuari për rastin ndaj kryeministrit e pranon fajësinë, gjykata ia refuzon

“E kam thënë pa vetëdije, i dehur”, i akuzuari për rastin ndaj kryeministrit e pranon fajësinë, gjykata ia refuzon

Written by

in

“E kam thënë pa vetëdije, i dehur”, i akuzuari për rastin ndaj kryeministrit e pranon fajësinë, gjykata ia refuzon

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për kanosjen e kryeministrit Albin Kurti, e ka pranuar fajësinë, por iu refuzua nga Gjykata.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari Ismet Mekani deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Mekani, i cili tha se është ish-ushtar i UÇK-së dhe jeton në Itali, deklaroi se veprën e kreu në gjendje të dehur.

“Unë në atë moment jam provokuar nga si simpatizantët ose nga personat të cilët ishin të lumtur kur u burgosën krerët e UÇK-së. Unë si ushtar i UÇK-së, kur e përmendin aty UÇK-në, e di UÇK-në me përjetime të luftës, me të vërtetë, nuk e kam UÇK veç në uniformë… Edhe në ato momente unë edhe jam kanë nën ndikim të alkoolit, kam humb vetëdijen, çka kam thënë, kam thënë pa vetëdije në ndikim të alkoolit. S’kam pasur ndonjë plan, se unë jetoj në Itali duke punuar atje”, tha i akuzuari Mekani.

Mbrojtësi i të akuzuarit Mekani, avokati Argjend Sefa deklaroi se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe konform ligjit, andaj kërkoi nga Gjykata që të akuzuarit kjo t’i merret parasysh jo vetëm në aspektin procedural, por edhe gjatë vlerësimit të rrethanave dhe individualizimit.

Edhe prokurori Halimi deklaroi se e pranon pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Por, gjyqtarja e rastit, Donikë Shala-Abdyli mori aktvendim për refuzimin e pranimit të fajësisë nga i akuzuari Mekani, me arsyetimin se Gjykata vlerëson se pranimi i fajësisë nuk gjen mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës, raporton Betimi për Drejtësi.