
Një rast i vjedhjes është raportuar më 8 tetor 2026, rreth orës 14:20, në marketin “Viva Fresh Store” në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se stafi i marketit ka ndaluar një vajzë të mitur, pasi dyshohet se kishte marrë disa produkte ushqimore dhe higjienike dhe kishte dalë nga marketi pa i paguar.
Menaxheri i marketit ka njoftuar Policinë për rastin, ndërsa njësia policore ka dalë në lokacion dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vlera e produkteve të marra ishte rreth 23 euro.
E mitura është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe të një zyrtareje të Qendrës për Punë Sociale.
Sendet e marra janë sekuestruar dhe më pas i janë kthyer palës së dëmtuar, respektivisht marketit “Viva Fresh Store”.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur, me vendim të të cilit rasti është cilësuar si “Vjedhje”, ndërsa e mitura është ndaluar për 24 orë.
Rasti mbetet nën procedurë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali