E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim

E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim

Written by

in

E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim

Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për abuzim racist ndaj sulmuesit francez Kylian Mbappe, gjatë ndeshjes kundër Real Oviedos, të zhvilluar më 24 gusht 2025 në stadiumin “Carlos Tartiere”.

Sipas komunikatës së klubit madrilen, vendimi është marrë nga Seksioni i Dytë i Gjykatës Provinciale të Asturiasit, i cili e ka shpallur tifozin fajtor për krimin e urrejtjes.

Megjithatë, ekzekutimi i dënimit me burg është pezulluar, me kusht që i dënuari të mos frekuentojë stadiumet ku zhvillohen gara zyrtare sportive për një periudhë prej dy vitesh. Vendimi përfshin gjithashtu një gjobë financiare dhe masa të tjera ndaluese.

Tifozit i është ndaluar edhe afrimi ndaj Mbappes, si dhe ushtrimi i disa profesioneve që lidhen me edukimin, sportin dhe aktivitetet e kohës së lirë.

Incidenti kishte ndodhur gjatë fitores 3-0 të Real Madridit ndaj Real Oviedos, kur nga tribunat ishin drejtuar gjeste dhe tinguj racistë ndaj sulmuesit francez, i cili në atë përballje kishte shënuar dy gola.

Real Madridi kishte marrë pjesë në procedurën gjyqësore si palë akuzuese private, duke vazhduar kështu veprimet ligjore kundër rasteve të abuzimit racist ndaj futbollistëve të tij.

Në komunikatën zyrtare, klubi madrilen ka riafirmuar qëndrimin e tij kundër racizmit dhe diskriminimit në sport.

“Real Madridi, i cili ka vepruar si palë akuzuese private në këtë rast dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe në raste të tjera të ngjashme, riafirmon përkushtimin e tij në luftën kundër racizmit dhe eliminimin e çdo sjelljeje raciste në futboll dhe sport”, thuhet në komunikatë.

Ky është rasti i 12-të në të cilin La Liga ka arritur një dënim të suksesshëm penal për abuzim racist në futbollin spanjoll.

Dënimi i parë i këtij lloji ishte shqiptuar në qershor të vitit 2024, kur tre persona u dënuan me nga tetë muaj burgim për fyerjet raciste ndaj Vinicius Juniorit gjatë ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit në stadiumin “Mestalla”.

Përveç dënimit me burgim, atyre iu ishte ndaluar hyrja në stadiume për dy vjet dhe ishin obliguar t’i paguanin shpenzimet gjyqësore.

Rastet e tjera të trajtuara nga autoritetet kanë përfshirë abuzime raciste ndaj futbollistëve të Real Madridit, si Antonio Rudiger, Aurelien Tchouameni dhe Samuel Chukwueze, si dhe ndaj sulmuesit të Athletic Club, Inaki Williams.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali