“E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

“E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

Written by

in

“E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

Policia polake ka arrestuar 10 persona, kryesisht të rinj, pas kërcënimeve për sulme në shkolla që kanë shkaktuar shqetësim në vend. Arrestimet vijnë në kohën kur në rrjetet sociale është përhapur pretendimi për një të ashtuquajtur “të premte të përgjakshme”, duke nxitur panik në mesin e qytetarëve.

Ditëve të fundit, rrjetet sociale në Poloni janë mbushur me diskutime për një sfidë të supozuar online, e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me dy sulmet e fundit të raportuara në vend. Megjithatë, policia deklaroi të premten se hetimet e deritanishme nuk kanë gjetur prova që mbështesin këtë pretendim.

Pas incidenteve, autoritetet kanë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë. Policia është angazhuar në rreth 10 mijë shkolla, ndërsa qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara, raportoi Reuters.

Sipas policisë, 10 persona janë arrestuar, kryesisht për shkak të kërcënimeve të publikuara në internet. Autoritetet kanë bërë të ditur se priten edhe arrestime të tjera në kuadër të hetimeve.

Në mesin e të arrestuarve është një 13-vjeçar nga Varshava, i cili kishte shpërndarë një fotografi me thikë në një grup shkollor, si dhe një 15-vjeçar që kishte publikuar video në të cilat kërcënonte me vrasje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali