
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel të Shqipërisë, ku një 43-vjeçare dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.
Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara me inicialet M.M. dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Si pasojë e zjarrit, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë, ndërsa është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se 43-vjeçarja është arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali