E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

Written by

in

E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për rastin e rëndë në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë, ku një 86-vjeçar që jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Haki Fazliun.

Ngjarja është raportuar të mërkurën, më 18 nëntor, kur një kushëri i të ndjerit kishte njoftuar Policinë se Fazliu dyshohej se kishte ndërruar jetë në shtëpinë ku banonte i vetëm.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetuesit rajonalë dhe njësia e kriminalistikës.

Në shtëpi ka mbërritur edhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti, ku mjeku ka konstatuar se 86-vjeçari ishte pa shenja jete.

Rasti ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Prokurorisë së Shtetit, ndërsa në vendngjarje kanë dalë hetuesit për ekzaminimin e hapësirës dhe përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminimin e trupit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethana që do të përcaktonin shkakun e vdekjes së 86-vjeçarit.

Burimi: Sinjali