E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

Written by

in

E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

Një rast tronditës po gjykohet në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku një 65-vjeçar akuzohet për vrasjen e artistes Delia McInerney, 62-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj në një frigorifer për gati tre vjet.

George Gordon dyshohet se e vrau McInerneyn në prill të vitit 2023, vetëm pak ditë para se ajo të shpërngulej në Portugali për të nisur një jetë të re.

Sipas prokurorisë, ai e goditi atë në kokë me çekiç dhe më pas e copëtoi trupin, duke i vendosur mbetjet në një frigorifer të madh.

Aty, sipas akuzës, u gjetën edhe pesë derrkucët e saj shtëpiakë, të cilët dyshohet se i kishte vrarë gjithashtu.

Ajo që e bën rastin edhe më të rëndë janë veprimet e të akuzuarit pas vrasjes së dyshuar, raporton The Mirror, transmeton Klankosova.tv

Vetëm disa javë më vonë, Gordon mori pjesë në finalen e Eurovisionit në Liverpool, ku bëri fotografi dhe selfie, ndërkohë që miqtë e artistes po pyesnin për vendndodhjen e saj.

Në gjykatë u tha se ai kishte shpikur histori të ndryshme për të justifikuar zhdukjen e McInerneyt.

Madje, dyshohet se kishte dërguar mesazhe duke u shtirur si ajo dhe duke pretenduar se ndodhej në Portugali, ku po trajtohej për një tumor në tru.

Gordon gjithashtu kishte pretenduar se ai dhe McInerney kishin marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, ku sipas tij kishin takuar personalitete të njohura si Stephen Fry dhe Joanna Lumley.

Prokuroria pretendon se pas vdekjes së saj, ai kishte përdorur llogaritë bankare të viktimës, si dhe kishte aplikuar për kredi dhe karta krediti në emrin e saj.

Trupi i McInerneyt u zbulua në janar të këtij viti, kur policia arrestoi Gordonin. Në frigorifer u gjetën edhe pesë kafshët e saj shtëpiake.

Ai pretendon se e ka vrarë McInerneyn në vetëmbrojtje. /Klankosova.tv