Edhe 14 gola drejt historisë, Ronaldo i afrohet rekordit të 1,000 realizimeve në karrierë

Edhe 14 gola drejt historisë, Ronaldo i afrohet rekordit të 1,000 realizimeve në karrierë

Written by

in

Edhe 14 gola drejt historisë, Ronaldo i afrohet rekordit të 1,000 realizimeve në karrierë

Cristiano Ronaldos i duhen edhe vetëm 14 gola për të arritur një prej shifrave më të jashtëzakonshme në karrierën e tij, atë të 1,000 realizimeve.

Sulmuesi portugez shënoi të premten mbrëma në humbjen e Al-Nassrit ndaj Al-Ahlit me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldo e kaloi Al-Nassrin në epërsi në minutën e 14-të, duke realizuar golin e tij të 986-të në karrierë. Megjithatë, 41-vjeçari nuk arriti ta ndihmonte skuadrën të shmangte humbjen, ndërsa gjatë takimit humbi edhe një penallti.

Fitoren për Al-Ahlin e siguruan Galeno, Ivan Toney dhe Ibanez, të cilët realizuan nga një gol secili.

Në këtë edicion, Ronaldo ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat ka kontribuar me dhjetë gola.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali