“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet (VIDEO)

“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet (VIDEO)

Written by

in

“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet (VIDEO)

Anëtari i kryesisë së Aleancës, Dardan Krasniqi ka adresuar kritika të shumta ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pas ardhjes në pushtet të këtij subjekti politik, Kurti ka ndryshuar gjithçka nga kauzat që kishte në opozitë.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Krasniqi ka përmendur gjuhën, fyerjet dhe linçimet që sipas tij, u bëhen të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të Qeverisë Kurti.

“Ky ka prekur në palcë të dinjitetit tonë, na i ka kthy edhe dasmat dhe mortet në fyerje . Kurti prej që ka ardhur në pushtet, fillon me u fy edhe dasma e Luan Haradinajt. Janë fy edhe vdekjet dhe mortet që nuk ka ndodhur kurrë në traditat shqiptare. Ka nda familje në Kosovë dhe në diasporë. Kurti ka bërë atë që as Rankoviqi, e as periudhat më të vështira nuk kanë mundur me arritë. Këta na e kanë thy secilin kod dhe secilën festë. Është e tmerrshme që sot, në festat dhe në gjithë këtë lavdi të kombit tonë, ne duhet me u merr me temat që një kryeministër që ka ardhur në pushetet me kauza të tjera dhe tash ka vepruar krejt diçka tjetër.”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se e gjithë kjo ka qenë strategji e Kurtit për të krijuar ndarje dhe dallime të mëdha në popull.  

“Kjo mendoj se është strategji e vet Kurtit, në VV ka njerëz të mirë, po zëri i tyre duhet të dëgjohet. Unë e njoh Kurtin mirë, gjithçka ka bërë me planifikim. Ky njeri e ka shitur lirinë e vet.”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv