
Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë procesin mësimor, pas problemeve me higjienën dhe mungesës së ngrohjes në objektin shkollor.
Përmes një njoftimi, përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas votimit me përfaqësuesit e prindërve, ku shumica janë deklaruar pro bojkotimit të mësimit.
Sipas njoftimit, shkak për këtë vendim është gjendja e rënduar higjienike në shkollë, si pasojë e grevës disa javore të punëtorëve teknikë, si dhe mosfunksionimi i sistemit të ngrohjes.
Përmes këtij veprimi, prindërit po kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ndërhyrje urgjente dhe krijimin e kushteve elementare për zhvillimin normal të procesit mësimor.
Ndërkohë, edhe shkolla “Ismail Qemali” ka marrë vendim për anulimin e mësimit, për shkak të problemeve me higjienën në objektin shkollor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali