Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili humbi jetën vitin e kaluar pasi u godit nga një veturë që drejtohej nga i akuzuari.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndërsa lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkorda.
Shkorda ka bërë të ditur se, përveç dënimit me burgim, ndaj Shallkit është shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
“25 vjet burgim edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim, e cila masë do të ekzutohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë”, ka konfirmuar Shkorda.
Auron Ferizi kishte humbur jetën pasi ishte goditur nga vetura që drejtohej nga Shallki. Rasti ishte trajtuar nga organet e drejtësisë si vepër penale e vrasjes. /Telegrafi/