Ekskluzive | Arrestohet Durim Mazreku në Prizren, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur – Policia i gjen kokainë e marihuanë

Ekskluzive | Arrestohet Durim Mazreku në Prizren, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur – Policia i gjen kokainë e marihuanë

Written by

in

Ekskluzive | Arrestohet Durim Mazreku në Prizren, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur – Policia i gjen kokainë e marihuanë

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Prizren, pas një aksioni të Policisë së Kosovës, të zhvilluar pas informacioneve për vendndodhjen e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Durim Mazrekun, ndaj të cilit ishte aktiv një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata.

Sipas informacioneve të Sinjalit, policia kishte pranuar të dhëna se i dyshuari po bashkëjetonte me një vajzë të mitur, çka kishte nxitur ndërmarrjen e veprimeve operative për lokalizimin e tij.

Pas hetimeve, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë atë rreth orës 17:30.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë.

Por, kjo nuk ishte e vetmja arsye pse Mazreku kërkohej nga drejtësia. Verifikimet kanë zbuluar se ndaj tij ekzistonte edhe një urdhërarrest për vuajtjen e një dënimi prej rreth 18 muajsh burgim.

Rasti i narkotikëve është duke u trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ndërsa çështja që lidhet me të miturën po hetohet nga hetuesit rajonalë.

I dyshuari pritet të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali