Policia ka realizuar më 10 tetor një urdhëresë gjyqësore ndaj një personi të dënuar për vepra penale që lidhen me narkotikët.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 07:00, njësiti i urdhëresave të Stacionit Policor në Kaçanik ka arrestuar Ataullah Rakën.
Ndaj tij ishte aktive urdhëresa, lidhur me veprën penale “Bashkëkryerje në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit, Raka është shoqëruar në stacion policor për kompletimin e dokumentacionit.
Më pas, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 9 muajsh burgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Arrestohet në Kaçanik i dënuari për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 9 muajsh appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali