Ekskluzive | E goditi me veturë në mes të Podujevës, 20-vjeçari përfundon në QKUK – shoferi arrestohet për tentim vrasje, ky është i dyshuari

Ekskluzive | E goditi me veturë në mes të Podujevës, 20-vjeçari përfundon në QKUK – shoferi arrestohet për tentim vrasje, ky është i dyshuari

Written by

in

Ekskluzive | E goditi me veturë në mes të Podujevës, 20-vjeçari përfundon në QKUK – shoferi arrestohet për tentim vrasje, ky është i dyshuari

Një incident i rëndë në Podujevë, i cili fillimisht u raportua si aksident trafiku, ka marrë një tjetër drejtim pas ndërhyrjes së Policisë. Një 20-vjeçar është goditur nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi në një udhëkryq të qytetit, ndërsa shoferi është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 21:10, në udhëkryqin e rrugëve “Ilir Kunushefci” dhe “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i lënduari është A.M., rreth 20-vjeçar, ndërsa i dyshuari është Edip Haliti, rreth 25-vjeçar..

Policia fillimisht kishte pranuar informacionin për një aksident trafiku, ku një automjet kishte hyrë me shpejtësi në udhëkryq dhe kishte goditur të riun.

Pas goditjes, Murati është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Podujevës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, nën përcjelljen e ekipit mjekësor dhe zyrtarëve policorë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe ekspertët e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet fillestare.

Ndërkohë, në Stacionin Policor në Podujevë janë paraqitur edhe disa dëshmitarë, të cilët janë intervistuar me urdhër të Prokurorisë.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Haliti ka mohuar se kishte pasur qëllim ta godiste viktimën apo ndonjërin nga personat e pranishëm.

Megjithatë, pas shqyrtimit të rrethanave fillestare dhe konsultimit me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Me vendim të Prokurorisë, 25-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme do të zhvillohen nga njësia përkatëse e hetimeve.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali