
Një 27-vjeçar është arrestuar më 10 tetor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar Alban Bytyqin.
Pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Bytyqi është arrestuar në vend dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti do të procedohet më tej sipas urdhëresës së gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | E kërkonte Gjykata për narkotikë – kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali