Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti

Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti

Written by

in

Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti

Një person i dënuar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, është ekstraduar mbrëmjen e 15 tetorit nga Kroacia në Kosovë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 23:20, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përmes mekanizmave për bashkëpunim ndërkombëtar policor, është ekstraduar Bekim Lushtaku, 49 vjeçar.

Ndaj tij kishte urdhëresë aktive për arrestim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Pas përfundimit të procedurave në aeroport, Lushtaku është marrë nga organet kompetente dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali