
Një rast i kanosjes ndaj një zyrtari policor është regjistruar më 15 tetor në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 13:10, një patrullë policore kishte ndaluar një person për shkak të një kundërvajtjeje të kryer.
Pasi i është shqiptuar kundërvajtja, i dyshuari, Gëzim Frrokaj, dyshohet se nuk e ka zbatuar urdhrin e policit për ta larguar automjetin.
Sipas informatave fillestare, ai më pas i është drejtuar zyrtarit policor me fjalët:
“Hajt se ti e hek kit uniformë e shihemi mas pune”.
Pas kësaj, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosja ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | “Hajt se ti e hek kit uniformë e shihemi mas pune” – 42-vjeçari dyshohet se kanosi policin në Gjakovë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali