
Gjykata ka liruar nga akuzat Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa Halil Mehmetajn për veprën penale të shtytjes në vrasje.
“Gjykata vendosi që të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj të lirohen nga akuza në lidhje me veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 173 par. I nenpar. dhe 1.11, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. I pandehuri Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për shkak të veprës penale Shtytja në vrasje të rëndë nga neni 32 lidhur me nenin 173 të KPRK-së. Ndersa i pandehuri Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe Për shkak veprës Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar armeve nga neni 366 par. I lidhur me nenin 31 KPRK-se.” – thuhet në Aktgjykim.
Gjykata ka konstatuar se akuzat ndaj të pandehurve nuk janë vërtetuar në nivelin e kërkuar për një vendim dënues dhe, rrjedhimisht, ka vendosur lirimin e tyre nga akuzat përkatëse.