
Policia ka realizuar më 8 tetor një urdhëresë gjyqësore ndaj një personi të kërkuar në Podujevë, i cili ishte dënuar me 100 ditë burgim për një vepër penale që lidhet me narkotikët.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Besart Gashin, ndaj të cilit ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për ekzekutimin e dënimit.
Urdhëresa është realizuar rreth orës 14:30, në kuadër të planit operativ për ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Gashi ishte dënuar me 100 ditë burgim për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Kapet në Podujevë i dënuari me 100 ditë burg për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali