
Megaaksioni policor kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht që nga nisja e tij, ka nxjerrë në pah përmasat e një veprimtarie të dyshuar që ishte në shënjestër të hetuesve prej kohësh. Dhjetëra persona janë përfshirë në hetim, janë kryer bastisje në shtëpi e objekte të tjera, ndërsa përveç provave që lidhen me lojërat e fatit, janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.
Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetet e 22 personave të dyshuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në mesin e personave të përfshirë në hetim janë:
Kreshnik Bylykbashi, rreth 45 vjeçar;
Engjëll Bytyqi, rreth 23 vjeçar
Nolian Danqeli, rreth 37 vjeçar
Sadri Shala, rreth 44 vjeçar
Valmir Gashi, rreth 33 vjeçar
Mefail Kuqi. rreth 49 vjeçar
Albion Jupaj (1993)
Muharrem Krasniqi (1991)
Ruzhdi Jasharaj (1976)
Dior Shala (2005)
Avdyl Bajselmani (1990)
Agim Bytyqi (1970)
Besmir Krasniqi (1995)
Sali Zhuri (1986)
Durim Gashi (1973)
Misret Shala (1974)
Jetmir Bajselmani (1995)
Sami Krasniqi (1979)
Bali Hjadari (1978)
Sabit Shala (1989)
Kadri Bylykbashi (1977)
Besart Krasniqi (1985)
Hetimet për bixhozin e paligjshëm dhe skemat piramidale
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personat e dyshuar po hetohen për përfshirje të mundshme në organizimin, pjesëmarrjen apo ndihmën për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe skemave piramidale, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të pasurisë.
Siç raportoi më herët Sinjali, operacionit i kanë paraprirë veprime hetimore, përfshirë edhe masa të fshehta, ndërsa bastisjet janë shtrirë në rreth 20 lokacione në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Sekuestrohen prova materiale dhe dy armë zjarri
Gjatë operacionit janë kontrolluar shtëpi dhe objekte të tjera që lidhen me personat e dyshuar.
Hetuesit kanë sekuestruar dëshmi që mund të kenë rëndësi për rastin, si dhe dy armë zjarri, të cilat do të trajtohen në kuadër të procedurës penale.
Operacioni ka rezultuar edhe me arrestime, ndërsa personat e arrestuar janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj personave të ndaluar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se sa prej 22 personave të identifikuar në hetim janë arrestuar.
Rasti po hetohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rolin eventual të secilit prej të dyshuarve.
Të gjithë personat e përfshirë në hetim gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali