Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Written by

in

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Kullë, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest ndërkombëtar i lëshuar me kërkesë të autoriteteve kroate, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Mic Vorfaj, 28 vjeçar, i cili u ndalua të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 18:30, gjatë procedurave të kontrollit kufitar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 28-vjeçari ishte i regjistruar në listën e personave në kërkim, në bazë të një kërkese të përcjellë përmes ILECU-së, lidhur me një urdhërarrest ndërkombëtar të autoriteteve të Kroacisë, të shpërndarë përmes INTERPOL-it.

Pas identifikimit dhe ndalimit të tij, Policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Pejë, e cila ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.

Për arrestimin janë njoftuar edhe njësitë kompetente, të cilat do të vazhdojnë me procedurat përkatëse lidhur me urdhërarrestin ndërkombëtar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali