Ekskluzive | Luan Ibrahimi largohet nga Krimet Ekonomike, Azem Krasniqi merr pozitën e tij

Ekskluzive | Luan Ibrahimi largohet nga Krimet Ekonomike, Azem Krasniqi merr pozitën e tij

Written by

in

Ekskluzive | Luan Ibrahimi largohet nga Krimet Ekonomike, Azem Krasniqi merr pozitën e tij

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë ekskluzivisht se kapiteni Luan Ibrahimi është larguar nga pozita e shefit të Krimeve Ekonomike për rajone dhe është transferuar në Njësinë e Inspektimeve.

Ndërsa Sinjali ka mësuar se në vend të tij, në këtë pozitë pritet të vijë kapiteni Azem Krasniqi, i cili deri më tani ishte i angazhuar në njësinë kufitare.

Këto ndryshime shënojnë një riorganizim në strukturën e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali do t’ju informojë për zhvillimet e tjera lidhur me këtë çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali