Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit

Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit

Written by

in

Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit

Një ndalesë e zakonshme në trafik ka përfunduar me sekuestrimin e një thike dhe një shufre hekuri në Gjakovë, pasi një i ri, gjatë kontrollit policor, ka deklaruar se i kishte me vete të dyja mjetet.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 23:30, në rrugën “Nëna Terezë”, ku një patrullë policore kishte ndaluar një automjet për shkak të një kundërvajtjeje në trafik.

Gjatë verifikimit, policët e kanë pyetur drejtuesin nëse posedonte ndonjë send të paligjshëm. Në atë moment, Endrit Gashi, rreth 21-vjeçar ka prezantuar një thikë dhe një shufër hekuri që i kishte me vete.

Pas kësaj, i riu është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa thika dhe shufra e hekurit janë sekuestruar.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, Endrit Gashi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali