Ekskluzive | Sherr për parkingun te “Abi Center” – burri dyshohet se iu vërsul dhe e kërcënoi policin edhe pasi u prezantua si zyrtar

Ekskluzive | Sherr për parkingun te “Abi Center” – burri dyshohet se iu vërsul dhe e kërcënoi policin edhe pasi u prezantua si zyrtar

Written by

in

Ekskluzive | Sherr për parkingun te “Abi Center” – burri dyshohet se iu vërsul dhe e kërcënoi policin edhe pasi u prezantua si zyrtar

Një mosmarrëveshje për parking në hapësirën e “Abi Center” në Prizren ka përfunduar me kanosje ndaj një zyrtari policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës 19:50, Policia është njoftuar për incidentin në rrugën “Rifat Ukimeri”.

Sipas informatave fillestare, në rast ishte i përfshirë një zyrtar policor, i cili ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e automjetit është kanosur nga një person.

Siç mëson Sinjali, Policia ka siguruar edhe video-incizimet nga vendi i ngjarjes, ku sipas të dhënave të rastit shihet i dyshuari duke dalë nga vetura dhe duke iu vërsulur automjetit privat të policit, duke e kanosur dhe ofenduar.

Sipas deklarimit të zyrtarit policor, kanosja ka vazhduar edhe pasi ai është prezantuar se është pjesëtar i Policisë.

I dyshuari, Shpend Thaqi, është kontaktuar nga patrulla policore dhe është ftuar të paraqitet në stacion për intervistim, ku është paraqitur pak më vonë.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa procedura vazhdon në mënyrë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sherr për parkingun te “Abi Center” – burri dyshohet se iu vërsul dhe e kërcënoi policin edhe pasi u prezantua si zyrtar appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali