Ekskluzive | Tentim vrasje në Gjakovë, 19-vjeçari goditet dy herë me thikë – arrestohet një 16-vjeçar

Ekskluzive | Tentim vrasje në Gjakovë, 19-vjeçari goditet dy herë me thikë – arrestohet një 16-vjeçar

Written by

in

Ekskluzive | Tentim vrasje në Gjakovë, 19-vjeçari goditet dy herë me thikë – arrestohet një 16-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ku një 19-vjeçar ka përfunduar në spital me dy plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, ndërsa për sulmin është arrestuar një i mitur. Rasti po hetohet si vrasje në tentativë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është E.A. (19), ndërsa i dyshuari është një 16-vjeçar me inicialet Y.B.

Ngjarja është raportuar më 9 nëntor, rreth orës 08:00, në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Policia është njoftuar pasi i plagosuri ishte paraqitur në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore për dy plagë që dyshohet se i ishin shkaktuar me thikë.

Për shkak të natyrës së plagëve, 19-vjeçari është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve fillestare, gjendja e tij është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin 16-vjeçar, i cili është marrë në intervistim nga hetuesit rajonalë.

Për rastin është njoftuar Prokuroria, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali