Ekskluzive| U kap në flagrancë duke marrë para nga fajdeja, pejanit i gjenden edhe katër armë në shtëpi

Ekskluzive| U kap në flagrancë duke marrë para nga fajdeja, pejanit i gjenden edhe katër armë në shtëpi

Written by

in

Ekskluzive| U kap në flagrancë duke marrë para nga fajdeja, pejanit i gjenden edhe katër armë në shtëpi

Një operacion i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka rezultuar me arrestimin e një personi në Pejë, i cili dyshohet se për një periudhë kohore kishte detyruar viktimën t’i paguante shuma të ndryshme parash në emër të interesit të fajdesë.

Sinjali mëson se personi i arrestuar është Luan Kastrati, 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa po pranonte para nga viktima, si interes i fajdesë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, operacioni policor është realizuar më 22 tetor 2026, pas veprimeve hetimore të zhvilluara me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kastrati dyshohet se, përmes veprimeve të vazhdueshme, kishte ushtruar presion ndaj viktimës, duke e detyruar të paguante shuma të ndryshme parash si interes për fajdenë.

Hetuesit policorë kanë ndërhyrë pikërisht në momentin kur i dyshuari po pranonte një shumë parash nga viktima, me ç’rast është arrestuar në flagrancë.

Por, hetimet nuk kanë përfunduar me arrestimin e tij.

Me urdhër të gjykatës, Policia ka realizuar edhe një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme materiale, përfshirë një arsenal armësh.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare policore, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit.

Ndaj Luan Kastratit rasti është iniciuar për veprat penale “Fajde”, nga neni 331, “Detyrimi”, nga neni 340, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali