
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Mitrovicë, në paraditen e së mërkurës.
Sipas njfotimit, me të pranuar informatën dhe pas sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, ku është sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator.
Në njoftim thuhet se gjatë sekuestrimit të armës, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë.
Veprimi policor, sipas njoftimit, është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë zjarri.
“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”. /Klankosova.tv