Ekstradohen tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Written by

in

Sipas njoftimit, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, pasi kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së këtij shteti.

Të dy personat dyshohet se janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale, njëri për trafikim me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.

Ndërkaq, nga Franca drejt Kosovës është ekstraduar shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.

Në njoftim theksohet se këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

Burimi: RTKLive