Policia e Kosovës ka ekstraduar më 21 tetor një shtetas suedez drejt Suedisë, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra të rënda penale të lidhura me narkotikët.
Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Urdhërarresti ndërkombëtar ndaj të dyshuarit ishte lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë.
Policia bëri të ditur se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre suedeze.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e veprimtarive kriminale, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
Burimi: Dukagjini
