
Një shtetas kosovar, i kërkuar me letërarrestim ndërkombëtar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 14 tetor 2026, pas arrestimit të të dyshuarit nga autoritetet italiane, bazuar në kërkesën e institucioneve të drejtësisë së Kosovës përmes INTERPOL-it.
Sipas njoftimit, operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Policia bëri të ditur se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali