
Policia e Kosovës, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Italia për në Kosovë. Me datën 13.11.2026 është ekstraduar nga Italia për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale të vrasjes.
Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale”, thuhet në njoftim.
Burimi: Insajderi