Emira Maqedonci, kampione e Ballkanit në karate

Emira Maqedonci, kampione e Ballkanit në karate

Written by

in

Maqedonci ka realizuar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar pesë fitore radhazi, për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit dhe për ta kurorëzuar me titull kampione një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme ndërkombëtare.

Ky është titulli i tretë i kampiones së Ballkanit për Emirën, e cila për herë të katërt në karrierën e saj ka arritur në finalen e këtij kompeticioni.

Bilanci i saj në finale është mbresëlënës: tri medalje të arta dhe një e argjendtë.

Me këtë sukses, Maqedonci konfirmon potencialin dhe vazhdimësinë e rezultateve të mira, duke e përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare të karatesë.

Burimi: RTKLive