
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në fshatin Bregu i Zi të Lipjanit.
Banorët e këtij fshati kanë ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet rrjeti i dëmtuar, pasi kabllot elektrike gjenden shumë afër shtëpive të banimit.
Sipas tyre, kjo situatë po rrezikon sigurinë e tyre, njofton Klankosova.tv.