Era e fuqishme “shkund” urën 52 metra të gjatë në Kili, turisti gjerman lufton për të ruajtur ekuilibrin – PAMJE

Era e fuqishme “shkund” urën 52 metra të gjatë në Kili, turisti gjerman lufton për të ruajtur ekuilibrin – PAMJE

Written by

in

Era e fuqishme “shkund” urën 52 metra të gjatë në Kili, turisti gjerman lufton për të ruajtur ekuilibrin – PAMJE

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar lëkundje të forta në një urë të varur në Parkun Kombëtar Torres del Paine, në jug të Kilit, duke e kthyer kalimin e saj në një përvojë të frikshme për një turist gjerman.

Momenti dramatik është filmuar nga një tjetër alpinist, ndërsa turisti Henry Thomas shihet duke u përpjekur të ruajë ekuilibrin në urën që lëkundej vazhdimisht nga stuhia.

Thomas ndodhej në një udhëtim shtatëditor në shtegun e njohur O Circuit, kur moti i keq e zuri në një prej urave të varura të parkut.

Sipas administratës së parkut kombëtar (CONAF), urat në këtë zonë ndodhen në lartësi prej më shumë se 20 metrash. Ndër to është edhe ura e famshme Las Guardas, e gjatë 52 metra, e cila kalon mbi një grykë me thellësi rreth 45 metra.

Për shkak të erërave të forta, ura e ngushtë për këmbësorë nisi të lëkundej me intensitet, duke ia vështirësuar ndjeshëm kalimin turistit gjerman.

Situatën e bëri edhe më sfiduese çanta e tij e shpinës, e cila peshonte rreth 18 kilogramë dhe ia vështirësonte ruajtjen e ekuilibrit.

E dashura e Thomasit kishte arritur ta kalonte urën pa probleme vetëm pak çaste më herët, por për të, kalimi në kushtet e stuhisë u shndërrua në një sfidë të vërtetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali