Erërat e forta rrëzojnë tri shtylla elektrike në Shaptej të Deçanit, banori për Sinjalin: Katër familje jemi të rrezikuara

Erërat e forta rrëzojnë tri shtylla elektrike në Shaptej të Deçanit, banori për Sinjalin: Katër familje jemi të rrezikuara

Written by

in

Erërat e forta rrëzojnë tri shtylla elektrike në Shaptej të Deçanit, banori për Sinjalin: Katër familje jemi të rrezikuara

Erërat e forta të së enjtes kanë shkaktuar dëme në fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit, ku tri shtylla elektrike janë rrëzuar në rrugë.

Një sinjalizues i ka dërguar pamjet në Gazetën Sinjali, duke bërë të ditur se si pasojë e kësaj situate janë të rrezikuara katër familje që jetojnë në atë zonë.

Rrëzimi i shtyllave elektrike paraqet rrezik për banorët dhe kalimtarët, veçanërisht për shkak të kabllove elektrike të ekspozuara.

Sinjalizuesi ka shprehur shqetësimin për sigurinë e familjeve dhe ka kërkuar ndërhyrje për eliminimin e rrezikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali